Prishtina në Vizionet Botërore: Hapja e Ekspozitës Arkitekturore

- 22 Mar 2024

Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në hapjen e ekspozitës së veçantë që do të mbahet të hënën 25.03.2024 në ora 15:00, në hollin e Komunës!

Kjo ekspozitë do të sjellë në vëmendje 67 projekte të ndryshme inovative për Prishtinën, të krijuara nga arkitektë të talentuar nga 17 vende të ndryshme të botës.

Është një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër idetë që mund të ndryshojnë fytyrën e qytetit tonë dhe të votojmë për ato që na pëlqejnë më shumë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë, duke ju ofruar kohë të mjaftueshme për të eksploruar dhe vlerësuar secilin projekt.

Mos e humbisni këtë mundësi të artë për të parë se si Prishtina mund të transformohet nga këto super projekte të cilat do t'i zgjedhni ju!