- 26 Mar 2024
Përmes një aksioni të përbashkët të zhvilluar të martën, Inspektorati i Kryeqytetit së bashku me Policinë e Kosovës kanë synuar identifikimin dhe trajtimin e aktiviteteve ilegale të transportit urban, përfshirë taksitë pa licencë, linjat e autobusëve dhe kombibusët.
Drejtori i Inspektoratit, Florian Dushi, theksoi rëndësinë e operacionit duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe ndikimin e tyre në lehtësimin e fluksit të trafikut në qytet.
Dushi shprehu se këto veprime janë jetike për të menaxhuar mbingarkesën e trafikut dhe përmirësuar qarkullimin në rrugët e Kryeqytetit, duke shtuar se janë vendosur pika kontrolle në zona të caktuara për të monitoruar dhe vlerësuar situatën e trafikut.