Njoftim

- 31 Mar 2015

Nesër, e mërkure 1 prill, me fillim në ora 14:30, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me UNDP organizon diskutim të hapur me shkollat e mesme të Prishtinës, me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe roli i Agjencisë Kundër Korrupsionit”.

Në këtë diskutim, i cili mbahet në shkollën “Model”, do të marrin pjesë drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci, koordinatorja e programit e UNDP – së, Valbona Bogujevci dhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.