- 29 Mar 2024
Projekti, realizimi i së cilës do të nis shpejt, u përpilua nga studio e mirënjohur e arkitekturës “Architecture – Urban Design Team: Rafi Segal A+U, ORG Permanent Modernity, në bashkëpunim me artisten e mirënjohur: Marisa Morán Jahn, të cilët bashkërisht po ashtu edhe prezantuan gjithë projektin para të pranishmëve, i cili do të rivitalizojë gjithë zonën e "Kodrës së Trimave".
"Jam shumë i lumtur t'ju tregoj se projekti për transformimin e Tulltores në një qendër arti, kulture e teknologjie, do t'i japë shpirt të ri kryeqytetit, duke e rivitalizuar të gjithë zonën e Kodrës së Trimave" - deklaroi kryetari Rama.
Ndërsa, arkitekti i cili hartoi projektin, Rafi Segal, projektin "Tulltorja, Art - Tek" në bashkëpunim me artisten, Marisa Morán Jahn, e konsideroi ndër më të rëndësishmin të tij, dhe u shpreh i lumtur që do të ndihmojë kryeqytetin t'ja kthejë shpirtin e gjallërinë kësaj zone.