- 29 Mar 2024
Drejtoria e Bujqësisë e Komunës se Prishtinës, pas zhvillimit te procedurave nga Komisioni për vlerësimin e ofertave të ofertuesve për dhënien me qira të vendgjuetive të përbashkëta në Komunën e Prishtinës, sipas shkresës me nr. 4599 të dt. 02.11.2023, ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, marrjen e Pëlqimit për dhënien në menaxhim me qira të tre vendgjuetive ( Prishtina I, II dhe III), të themeluara sipas Vendimit te Kuvendit Komunal të Komunës se Prishtinës.
MBPZHR-ja, respektivisht Komisioni për dhënie të Pëlqimit për themelimin, dhënien në menaxhim dhe miratimin e Planeve menaxhuese, pas shqyrtimit të propozimit të Komisionit Komunal për vlerësimin e ofertave për dhënie në menaxhim të vendgjuetive (Prishtina I, II dhe III), me Njoftimin mbi përfundimin e procesit nga MBPZHR nr. 1080/2 i dt. 12.03.2024, ka konstatuar se Komisioni Komunal, gjatë vlerësimit të ofertave të ofertuesve, nuk ka përfillur kriteret e përcaktuara për ofertues sipas nenit 5 të UA nr. 06/2009, nenit 2, 3, 4 dhe 5 të UA nr. 14/2009 dhe nenit 5 paragrafi 1 pika k e UA nr. 23/2008.
Prandaj, duke u bazuar në dispozitat e nenit 34, paragrafi 34.2 i Ligjit për gjuetinë nr. 02/L-53 dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2009 për dhënie në menaxhim të vendgjuetive të përbashkëta, meqenëse MBPZHR-ja nuk ka dhënë Pëlqimin për dhënien ne menaxhim me qira të vendgjuetive “Prishtina I” dhe “Prishtina II”, ju njoftojmë se procesi i dhënies në menaxhim me qira për vendgjuetitë e përbashkëta për “Prishtina I” dhe “Prishtina II” dhe Oferta Publike do të rishpallet sipas legjislacionit në fuqi.