- 29 Mar 2024
Drejtoria e Bujqësisë e Komunës se Prishtinës, duke u bazuar ne Pëlqimin nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për dhënien ne menaxhim me qira të vendgjuetisë së përbashkët “Prishtina III” në Komunën e Prishtinës dhe vlerësimin e Komisionit për vlerësimin e ofertave të ofertuesve për dhënien me qira të vendgjuetive të përbashkëta në Komunën e Prishtinës i datës 15.11.2023, ku shoqata e gjuetarëve “Gollaku” – Keqekollë sipas numrit rendor 3, është shpallur përfituese për menaxhim të vendgjuetisë.
Andaj, pas zhvillimit të procedurave dhe dhënies se Pëlqimit nga MBPZHR-ja, njofton se vendgjuetia “Prishtina III” e cila gjendet në territorin e Komunës se Prishtinës, me sipërfaqe të përgjithëshme prej 12.578 ha dhe sipërfaqe të përshtatshme për gjueti prej 12.036 ha, i jepet në menaxhim me qira, shoqatës së gjuetarëve “Gollaku” – Keqekollë sipas hartës dhe dokumentacionit të kompletuar.
Bazuar në dispozitat e nenit 36 dhe 37 të Ligjit për gjuetinë nr. 02/L-53 dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2009 për dhënie në menaxhim të vendgjuetive të përbashkëta, me shoqatën e gjahtarëve “Gollaku” – Keqekollë, do të lidhet Kontratë për menaxhimin e vendgjuetisë “Prishtina III”.
Ndërkaq, Drejtoria e Bujqësisë njofton se për vendgjuetitë “Prishtina I” dhe “Prishtina II” nuk është dhënë Pëlqimi nga MBPZHR-ja për dhënien në menaxhim të vendgjuetive të përbashkëta .andaj për këto dy vendgjueti, oferta publike do të rishpallet në një Njoftim të radhës.