Ftesë për aplikim për anëtarët të komisionit vlerësues për projekte të OJQ-ve - Drejtoria e Mirëqenies Sociale

- 08 Apr 2024

Ftesë për aplikim për anëtarë të Komisionit vlerësues për projektet e OJQ-ve në fushën e shërbimeve sociale, ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet/programet e OJQ-ve: që ofrojnë  shërbime sociale dhe familjare për individët, familjet dhe  grupet e cenueshme,  e në nevojë, në Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave, nr. 04/2017, mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, në nenin 8, paragrafin 3.2, parashihet që pjesë e çdo Komisioni vlerësues për vlerësimin e projektpropozimeve të OJQ-ve të pranuara sipas Thirrjes publike, duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë një përfaqësues të OJQ-ve.

Për këtë qëllim, Drejtoria e Mirëqenies Sociale (DMS-ja) fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të Komisionit vlerësues, për të vlerësuar projektpropozimet e dorëzuara nga OJQ-të, sipas thirrjes publike në fushën e Shërbimeve Sociale, fushëveprimi i të cilave është i fokusuar në fushën e mbrojtjes sociale, ofrimin e shërbimeve sociale e familjare, hulumtimeve, analizave të lidhura me fushën e shërbimeve sociale, ngritjen e kapaciteteve profesionale të resurseve njerëzore e institucionale, hartimin e dokumenteve strategjike, përkrahjen e individëve fëmijë dhe të rritur, familjeve dhe grupeve të rrezikuara dhe në nevojë për shërbime sociale profesionale e familjare, të datës 8.4.2024, të publikuar nga DMS-ja.

Të gjithë kandidatët të cilët nuk janë nën hetime, apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqëri civile, me përparësi nga OJQ-të që merren me fushën e shërbimeve sociale, që ofrojnë  shërbime direkte  për grupet e ndryshme të cenueshme dhe në nevojë, për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve: që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; ofruesve të shërbimeve sociale, ofruesve të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, fuqizim të të rinjve dhe grave, që ofrojnë të mira materiale për familjet skamnore, iu mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin vlerësues, në cilësi të:

  • një përfaqësuesi nga OJQ-të dhe
  • një përfaqësuesi në cilësinë e ekspertit.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

  • letërmotivimi;
  • CV të përditësuar;
  • Kualifikimi.

 

Aplikimi është nga data 8.4.2024 deri më 15.4.2024.

Aplikimin mund ta bëni duke dorëzuar një kopje fizike të dokumentacionit të kërkuar në:

Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Mirëqenies Sociale, rr. UCK, nr. 2, 10000, Prishtinë, Qendra për shërbime me qytetarë, kati I, sporteli nr.3. 

DMS-ja do të vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj ftese publike, do të jenë pjesë e Komisionit vlerësues të thirrjes publike në fushën e shërbimeve sociale, aftësimit profesional, punësimit, pensioneve dhe zhvillimit të aktiviteteve të promovimit për të drejta sociale për grupet e cenueshme, të datës 8.4.2024, të publikuar nga DMS-ja.

F T E S Ë