Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në Tregun Mobil

- 08 Apr 2024

Ftohen të gjithë fermerët të cilët janë prodhues të produkteve bujqësore të aplikojnë për pjesëmarrje në tregun mobil në komunën e Prishtinës.

 

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët/aplikantët:

 

  1. Fermerët aplikues duhet të jenë prodhues apo përpunues të produkteve bujqësore;
  2. Fermerët të cilët veprimtarinë bujqësore e ushtrojë në territorin e komunës së Prishtinës do të kenë përparësi;
  3. Fermerët me prodhimtari dhe llojshmëri më të madhe të prodhimeve bujqësore do të kenë përparësi;
  4. Fermerët të cilët bujqësinë e kanë aktivitet primarë në të hyra familjare do të kenë përparësi;
  5. Në kushte të barabarta gratë fermere dhe grupet e margjinalizuara do të kenë përparsi;
  6. Fermerët të cilët nuk e kanë pronën në pronësi familjare, por shfrytëzojnë tokë më qira, duhet të kenë marrëveshje kontraktuese të nënshkruar nga të dy palët;
  7. Nuk mund të jetë përfitues më shumë se një anëtar i bashkësisë familjare;
  8. Fermerët nuk kanë të drejtë ekspozimi të produkteve jo-bujqësore.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kopja e një dokumenti identifikues të Republikës së Kosovës;
  2. Numri identifikues i fermerit (NIF);
  3. Marrëveshja për marrjen e tokës me qira në mes palëve, atëhere kur fermeri deklaron se aktivitetin e realizon në tokë me qira.

 

VËREJTJE

Nëse komisioni parasheh të nevojshme të kërkoj dokumente shtesë të cilat mundësojnë përzgjedhjen e përfituesve. Aplikantët (fermerët) janë të obliguar t’i sjellin brenda afatit, në të kundërtën humbin të drejtën për të qenë përfitues.

 

Data e aplikimit nga 08/04/2024 deri 19/04/2024