Nderohet me mirënjohje ish ushtari i UÇK-së, John Harrison

- 16 Apr 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka vlerësuar me mirënjohje dhe i ka dhuruar simbolin e Kryeqytetit, “Hyjnesha në Fron”, ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britanezit, John Harrison.


“Miku i Kosovës Harrison, ka rrezikuar jetën për të shërbyer si instruktor për Brigadën 138 “Agim Ramadani”. Ai tregon me dashuri për emocionet e përjetuara gjatë periudhës së luftës deri në çlirimin e vendit tonë. Sot, ai ende vazhdon betejen për ta bërë të njohur të vërtetën e luftës së Kosovës dhe të drejtën për liri. Në shenjë respekti i dhurova mirënjoheje për guximin, trimërinë dhe kontributin e tij– ka deklaruar Rama.


Veterani i UÇK-së, John Harrison, ishte instruktor në njësitin Delta të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së, i cili ka luftuar gjatë vitit 1999 në Koshare të Gjakovës.