- 16 Apr 2024
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit, Drejtoreshën rajonale në Këshillin Britanez, zonjën Clare Sears.
Me zonjën Sears, kryetari Rama diskutoi për shtrirjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks në atë të arsimit.
“Fokusi ynë veçanërisht ishte tek inovacionet në arsim, si dixhitalizimi, të menduarit kritik dhe kodimi, të cilat janë shumë të rëndësishme për shkollat e Prishtinës. Po ashtu, diskutuam mbi rëndësinë e kreativitetit në industri, biznes dhe ekonomi për subjektet afariste të kryeqytetit” – deklaroi Rama.
Zonja Sears vlerësoi hapësirën e krijuar për dialog dhe shprehu dëshirën e Këshillit Britanez për të ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve lokale përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikave më të mira.
Kryetari i kryeqytetit, në përfundim të takimit, shprehu optimizëm për rezultatet që do të sjellë ky bashkëpunim i ri. "Jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve tanë dhe për të sjellë një frymë të re në arsimin, kulturën dhe artin e qytetit tonë," u shpreh ai.