Kryeqyteti Prishtina bëhet anëtare e Organizatës për Qeverisje të Hapur (eng. Open Government Partnership)

- 16 Apr 2024

Kryeqyteti Prishtina bëhet anëtare e Organizatës për Qeverisje të Hapur (eng. Open Government Partnership).

Pas një pune disa mujore të ekipit të Kryeqytetit, Prishtina është anëtarësuar në OGP.

Anëtarësimin në këtë organizatë ndërkombëtare, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e ka cilësuar lajm të mrekullueshëm.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim qartazi parimet e qeverisjes së hapur, të jemi transparentë e llogaridhënës dhe të inkurajojmë qytetarët të jenë sa më aktivë dhe pjesmarrës në qeverisjen tonë” – ka deklaruar kryetari Rama.

OGP është një organizatë ndërkombëtare me seli në Washington D.C në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përbërë nga autoritete të nivelit qendror dhe lokal nga shtete të ndryshme të botës, e cila ka për qëllim promovimin e transparencës, fuqizimin e qytetarëve, luftimin e korrupsionit dhe ndërtimin e qeverive më të hapura dhe të përgjegjshme.