- 10 Nov 2014
Të nderuar,
Nëpërmjet këtij njoftimi kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në panairin “Blej Shqip” të organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Republikën e Shqipërisë. Panairi do të mbahet në Prishtinë me rastin e festës kombëtare shqiptare të muajit nëntor.
Ky panair është një nismë që synon të bëj reklamimin e prodhimit vendas nga të gjitha trevat shqiptare për të nxitur rritjen e konsumit të prodhimeve shqiptare si motori kryesor i zhvillimit ekonomik. Panairi do të zhvillohet për dy ditë rresht në qendër të qytetit të Prishtinës gjatë ditëve të festës sonë kombëtare.
Gjatë panairit do të mbahet edhe një tryezë, ku do të jenë të ftuar Ministri Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, si dhe përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve shtetërore të fushës së zhvillimit ekonomik. Për më shumë, ky panair do të përfshijë edhe një program kulturor me këngë e valle nga ansamble të ndryshme folklorike shqiptare si dhe nga grupe muzikore moderne. Për shkak të faktit që panaire të ngjashëm me këtë janë mbajtur edhe në të kaluarën për të shënuar festën tonë kombëtare, tashmë në Prishtinë ky lloj aktiviteti është kthyer në një traditë. Duke u nisur edhe nga pozicionimi i panairit në qendër të qytetit, ai vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj.
Bashkëngjitur e keni dokumentin dhe formularin që prezanton detajet e këtij panairi (datat, oraret, çmimet, etj) bashkë me mënyrën e rezervimit.
Për ta konfirmuar pjesëmarrjen në panairin “Blej Shqip”, plotësojeni formularin të cilin e gjeni të bashkëlidhur, dhe pastaj dërgojeni atë në e-mail adresën: panairiblejshqip@gmail.com para datës 18 nëntor 2014 për të marrë miratimin nga Komuna e Prishtinës.
- Promovimi i festës së 28 Nëntorit nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
- Konferencë me prodhuesit shqiptarë
- Koncert, kuiz dhe lojëra për fëmijë tek sheshi “Skenderbeu”
- Koncert me muzikë popullore
- Koncert me artistë të rinj shqiptarë
- Shfaqje e filmit dokumentar
- Koncert me artistët e njohur shqiptarë
Për më shumë informata ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit: 044/ 460-015.
Me respekt,
Drejtoria e Ekonomisë dhe Zhvillimit
Komuna e Prishtinës
Formulari për shkarkim:
Formulari i Komunës së PR për rezervimin e bizneseve