- 02 Apr 2015
Sot, 2 prill, është “Dita botërore e autizmit”
Me këtë rast, Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë me qëllim të ndërgjegjësimit të popullatës lidhur me këtë sëmundje, kanë bërë kaltërimin e ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Kaltërimi i ndërtesës së një institucioni ndodh për herë të parë në Kosovë, ndërsa një praktikë e tillë është e përvitshme në metropolet botërore.
Njëkohësisht, me rastin e kësaj dite, në sheshin “Nëna Terezë” janë shpërndarë edhe broshura informative lidhur me autizmin.
Muajit prill konsiderohet si “Muaji i Vetëdijësimit mbi Autizmin”.