Ftesë për aplikim për anëtar të komisionit vlerësues për projektet nga Arti dhe Kultura - Drejtoria e Kulturës

- 17 Apr 2024

Bazuar në rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të dhe rregulloren për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës bazuar në thirrjet publike për Kulturë të ndara në dy kategori si:


1. Festivale, Muzikë, Manifestime, Kinematografi dhe Teatër
2. Art Vizuel-figurativ, Trashëgimi kulturore dhe Turizëm, Shoqëri Kulturo-Artistike, Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë dhe Botime.


Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile, u mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësinë:


1. Për thirrjen publike për kategoritë: Festival, Muzikë, Manifestime, Kinematografi dhe Teatër;
• Një përfaqësues/e nga OJQ-të si dhe
• Një ekspert/e


2. Për thirrjen publike për kategoritë: Art Vizuel-figurativ, Trashëgimi kulturore dhe Turizëm, Shoqëri Kulturo-Artistike, Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë dhe Botime;
• Një përfaqësues/e nga OJQ-të si dhe
• Një ekspert/e.

Përfaqësuesi/ja e lartcekur që përzgjidhet do të jetë anëtar/e e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e projekt-propozimeve komfor procedurave të rregullta administrative.


Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura.


Afati për aplikim është nga data 17.04.2024 deri më datën 28.04.2024 si dhe kërkohet gjatë periudhës së aplikimit të dërgohet CV në postën elektronike zyrtare: kultura.pr@rks-gov.net