Kryetari Rama dhe nënkryetari Zogaj takojnë Drejtoren e NDI-së në Kosovë, znj. Nancy Soderberg

- 25 Apr 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj, të enjten takuan në Odën e Kryeqytetit, drejtoren e Institutit Kombëtar Demokratik, NDI, zonjën Nancy Soderberg me të cilën biseduan për anëtarësimin e Kryeqytetit në Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP), e cila ndodhi me 16 prill 2024.

Kryetari Rama, falënderoi ambasadoren Soderberg, për ndihmën e ofruar në mënyrë që Kryeqyteti të avancojë në transparencë, llogaridhëne dhe të rrisë pjesmarrjen e qytetarëve në vendimarrje në nivel lokal.