- 25 Apr 2024
Sipas Rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike 01-110/04-277218/22, konkretisht Neni 7, pika 1, obligohen Subjektet afariste/klubet e natës, të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023.
Andaj, ftohen të gjitha subjektet afariste/klubet e natës të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara për t`u pajisur me Certifikatë, në të cilën përcaktohet orari i punës dhe niveli i lejuar i ndotjes akustike.
Kërkesës duhet ti bashkëngjiten:
Certifikata e Biznesit me informata; dhe
Kopja e dokumentit identifikues.
Afati i aplikimit: nga 26 prill 2024 deri më 15 maj 2024.
Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i Kryeqytetit.
Vërejtje: Në rast se subjektet e gastronomisë/klubet e natës, të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, nuk aplikojnë deri në datën e caktuar, rrjedhimisht nuk janë pajisura me certifikatë, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, mund të dënohen me gjobat e përcaktuara nga 3.000 – 5.000EUR”.