- 25 Apr 2024
Ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për pjesëmarrje në tregun mobil në Komunën e Prishtinës për ekspozim të produkteve artizanale.
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët:
- Përparësi do të kenë aplikuesit nga Komuna e Prishtinës;
- Aplikuesit që të vetmin burim të të ardhurave e kanë shitjen e artizanateve;
- Në kushte të barabarta gratë dhe grupet e margjinalizuara do të kenë përparësi;
- Nuk mund të jetë përfitues më shumë se një anëtar i bashkësisë familjare;
- Nuk mund të jetë përfitues aplikuesi, nëse ndonjë anëtar i bashkësisë familjare është në shfrytëzim të ambienteve apo objekteve të Komunës me qëllim shitje apo ekspozimi të artizanaleve;
- Përfituesit nuk kanë të drejtë ekspozimi të produkteve përveç artizanaleve.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kopja e një dokumenti identifikues të Republikës së Kosovës;
- Dëshmi lidhur me vendbanimin - fatura e ujit, rrymës;
- Deklarata nën betim.
VËREJTJE
Nëse komisioni parasheh të nevojshme të kërkoj dokumente shtesë të cilat mundësojnë përzgjedhjen e përfituesve aplikantët janë të obliguar t’i sjellin brenda afatit, në të kundërtën humbin të drejtën për të qenë përfitues.
Data e aplikimit nga 26/04/2024 deri 03/05/2024