Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama nderoi me “Çelësin e Qytetit”, Sekretaren e Përgjithshme të Alwaleed Philanthropies, Princeshën Lamia bint Majed Saud Alsaud

- 26 Apr 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, nderoi me “Çelësin e Qytetit” sekretaren e përgjithsme të Alwaleed Philanthropies, Princeshën Lamia bind Majed Saud Alsaud, për kontibutin e dhënë në fushën e shëndetësisë në vend.

Princesha Lamia bind Majed Saud Alsaud, si filantrope ka bërë të mundur që aparatura më e avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT, të vijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila do të ketë efekt shumë të rëndësishëm në shëndetin e qytetarëve të vendit.

Kryetari Rama falënderoi Princeshën për kontributin e dhënë në shëndetësi, si dhe ish presidenten e vendit, Atifete Jahjaga për angazhimin e saj për realizimin e projekteve të shumta përmes fondacionit të saj, të cilat janë në interes të qytetarëve të Republikës.