- 29 Apr 2024
Bazuar në rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të; rregulloren për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës – Drejtoria për Rini dhe Sport dhe në rregulloren për të hyrat vetanake të institucioneve sportive vartëse të Komunës së Prishtinës Drejtoria për Rini dhe Sport bënë ftesë publike për aplikim për anëtar të komisionit vlerësues për projektet nga fushat Rini dhe Sport.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile dhe fushat e sportit, përkatësisht:
• Një përfaqësues nga OJQ-të Rinore,
• Një ekspert të fushës së sportit,
Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura.
Përfaqësuesi/ja që përzgjidhet do të jetë anëtar/e i/e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e projekt-propozimeve në përputhje me dispozitat ligjore.
Afati për aplikim është nga data 29.04.2024 deri më datën 07.05.2024.
Ju lutem dërgoni brenda kësaj periudhe të aplikimit CV tuaj në postën elektronike zyrtare: sportrini.pr@rks-gov.net