REGJISTROHUNI SI BANORË REZIDENT TË PRISHTINËS

- 05 May 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pas ka përfunduar procedurin e regjistrimit si qytetar i Prishtinës, Republikës së Kosovës, ka bërë apel që të njëjtën ta bëjnë edhe qytetarët tjerë të cilët jetojnë në Prishtinë, duke u regjistruar si banorë të Prishtinës.

"Ju bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të REGJISTROHEN si BANOR REZIDENT të Prishtinës. Pra, nëse banoni në Prishtinë, i keni fëmijët në shkollë në Prishtinë, merrni shërbime shëndetësore në Prishtinë ju duhet të regjistroheni si banor i Prishtinës" - ka apeluar kryetari Rama.

Agjencia e Statistikave të Kosovës është duke vazhduar edhe për dy javë me regjistrimin e popullsisë në Kosovë.