- 07 May 2024
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku-Sadriu, priti një delegacion nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, në një takim të rëndësishëm për riorganizimin e disa shkollave në Prishtinë.
Në këtë takim, i udhëhequr nga kryetari i Sindikatës, z. Rrahman Jashari, u diskutua hollësisht nevoja për riorganizim dhe përmirësimin e shkollave të Prishtinës.
Nenkryetarja shprehu bindjen e saj për rëndësinë e rolin e arsimtarëve dhe mësimdhënësve në këtë proces, duke siguruar se idetë e para për riorganizim do të diskutohen hapur me pjesëmarrësit e arsimit dhe do të mbrohet çdo e drejtë e tyre.
"Riorganizimi dhe përmirësimi i mësimit në të gjitha nivelet janë jetësore për përparimin e arsimit në Kryeqytet," tha nënkryetarja Lushaku - Sadriu.
"Kemi një mundësi të madhe për të bërë ndryshime pozitive në sistemin tonë arsimor, dhe bashkëpunimi i mirëfilltë me të gjitha palët e përfshira është thelbësor për suksesin tonë të përbashkët"- shtoi ajo.
Takimi u shënua nga atmosferë e hapur dhe bashkëpunimi i konstruktivë për të gjetur zgjidhje efektive për sfidat aktuale në arsim.
Ky bashkëpunim është shndërruar në një partneritet të rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë dhe përparimin e arsimit në Kryeqytetin tonë.