Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

- 10 May 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujka, Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synohet të përmirësohet dhe të rritet produktiviteti i bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqëve.