Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, do të organizojë “Garën e Diturisë Prishtina 2024”

- 10 May 2024

Me datë 11 maj 2024, në objektin e SHML “Gjimnazi i specializuar matematikor” – Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, do të organizojë “Garën e Diturisë Prishtina 2024”.

“Gara e Diturisë” do të organizohet në tetë lëndë: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Gjuhë Angleze, Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi si dhe Gjuhë Turke për nxënësit e komunitetit turk.
Kjo mbahet vetëm për nxënësit e klasës së IX (9-të) të shkollave publike, të cilët kanë treguar rezultate të larta në shkollat e tyre. Secila shkollë merr pjesë në gara vetëm me nga një nxënës për lëndë.