Përfundon trajnimi për mësimdhënësit e shkollave të kryeqytetit për lexim -kuptim për klasat 6-9

- 18 May 2024

40 mësimdhënës të gjuhës shqipe nga 25 shkolla të kryeqytetit, kanë përfunduar me sukses trajnimin "Strategjitë e lexim-kuptimit për klasat 6-9".

Ky program është i bazuar në hulumtime shkencore dhe përmban strategji shumë atraktive të lexim-kuptimit për fëmijët, duke mundësuar zhvillimin e mendimit kritik, kuptueshmërinë e asaj që fëmijët lexojnë, imagjinatën e tyre, si dhe motivimin që ata të bëhen lexues gjatë gjithë jetës!

Të gjithë mësimdhënësit e trajnuar do të fillojnë orën e leximit me libra të përshtatshëm për klasat e tyre, duke modeluar strategjitë e lexim-kuptimit.

Këto trajnime janë organizuar në kuadër të projektit "Biblioteka e Re te Pallati i Rinisë dhe Ora e Leximit në Shkollat e Prishtinës", financuar nga komuna e Prishtinës.