Drejtori i Planifikimit, Urbanizmit dhe Mjedisit, Arbër Sadiki prezantoi në konferencën ndërkombëtare Big SEE Architecture në Lubjanë, projektet për transformimin e Prishtinës

- 20 May 2024

Drejtori i Planifikimit, Urbanizmit dhe Mjedisit, Arbër Sadiki mori pjesë në konferencën ndërkombëtare Big SEE Architecture në Lubjanë, në të cilën u prezantuan projekte zhvillimore nga ai dhe kryeurbanistët e Lublanës, Jerusalemit, Bratisllavës, Pragës, Bukureshtit, Shkupit e Tiranës.


"Ishte kënaqësi të ndahen me të tjerët projektet për transformimin e kryeqytetit në një format të profesionistëve europian" - deklaroi drejtori Sadiki.


Në këtë konferencë nga Sadiki janë prezantuar projekte të Kryeqytetit të cilat do ta transformojnë Prishtinën.