- 20 May 2024
Në vazhdën e takimeve me investitorë potencialë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati kënaqësinë të presë arkitektin e mirënjohur botëror, Marco Casamonti, së bashku me përfaqësuesit e Lika Group AG, një kompani e suksesshme që operon në Zvicër, themeluar dhe menaxhuar nga z. Esat Likaj.
Pas organizimit të Konferencës së Investitorëve në janar të këtij viti, shumë investitorë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të investuar dhe realizuar projekte zhvillimore në Kryeqytet. Në këtë kontekst, me z. Casamonti dhe përfaqësuesit e Lika Group AG, u diskutuan mundësitë e investimit dhe zhvillimit të projekteve të reja në Prishtinë.
Këto iniciativa, përveç zhvillimit të Kryeqytetit, synojnë gjithashtu avancimin e bashkëpunimit me diasporën dhe krijimin e kushteve të favorshme për investimin e kapitalit të diasporës në Kosovë.