- 27 May 2024
Sipas Rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike 01-110/04-277218/22, konkretisht Neni 7, pika 1 obligon Subjektet afariste-klubet e natës, të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023.
Andaj, ftohen të gjitha subjektet afariste-klubet e natës që të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara për t`u pajisur me Certifikatë, në të cilën përcaktohet orari i punës dhe niveli i lejuar i ndotjes akustike.
Kërkesës duhet ti bashkëngjiten:
- Certifikata e Biznesit me informata dhe
- Kopja e dokumentit identifikues.
Afati i aplikimit nga 28 maj 2024 deri më 14 qershor 2024.
Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i komunës.