- 07 Jun 2024
Trafiku i mbingarkuar ka qenë për një kohë të gjatë problematikë me të cilën është përballur kryeqyteti. Një telash i madh, të cilin nuk mund ta lihej pa i dhënë zgjidhje. Fillimisht duhej të dihej se sa makina hyjnë e dalin dhe sa qarkullojnë rrugëve të Prishtinës.
Për realizimin e analizës janë vendoselur 18 kamera në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit. Dhe për dy javë rresht është matur trafiku, përgjatë 24 orëve.
Nga analiza rezulton që 140 mijë makina hyjnë brenda ditës në qytet. Prej tyre, 13 mijë vetëm gjatë orës kulmore, nga të cilat 9 mijë qarkullojnë vetëm në unazën e brendshme.
Për pasojë, pritet mesatare në semaforë kanë dalë të jenë 298 sekonda për automjet. Pra, mijëra euro humbje ditore në karburant. Dhe dhjetëra e qindra mijëra të tjera në orë pune.
Zgjidhja e problemit të trafikut nga Kryeqyteti me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit bën të mundur që pritja në semaforë të zvogëlohet për 95%, shpenzimet e karburantit për 80% dhe që shpejtësia mesatare e lëvizjes të rritet nga 12 km/h sa ishte, në 37 km/h.
Pra, një qark i plotë në unazën e brendshme të qytetit, e cila paraprakisht zgjaste 55 minuta, tani kryhet për 12 minuta. Kjo e zgjidh përfundimisht problemin e trafikut të ngarkuar në kryeqytet.