- 07 Jun 2024
Bulevardit Qendror të Qytetit është boshti i kryeqytetit, i Prishtinës të së ardhmes. Një nyjë lidhëse midis të vjetrës dhe të resë, që do të shtrihet midis Pazarit të Vjetër dhe Pazarit të Ri që po bëhet për qytetin.
Dhjetë lagjet kryesore të qytetit dhe 200 mijë prishtinas do të lidhen përmes saj. Tre mbikalimet që i patë, ai nga "Arbëria", pasarela dhe tjetri nga "Aktashi", bëjnë të mundur që të arrihet në bulevard pa u takuar në asnjë moment me makinat.
Sheshet e gjera, hapësirat e gjelbra, parqet e lojërave për fëmijët dhe zonat rekreative për të rinjtë shtrihen përgjatë tij. Përmes këtij bulevardi, qyteti është nxjerrë nga kufizimet e trashëguara, në një dimension të ri dhe modern. Kjo është e ardhmja e Prishtinës, sot.