Nderohet me “Çelësin e Qytetit” kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

- 10 Jun 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i dhuroi “Çelësin e Qytetit” kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.


Kryetari Rama tha se e cmon kryeministrin Rama për mbështetjen e pakursyer në arenën ndërkombëtare për Kosovën.


E çmoj kryeministrin për mbështetjen e pakursyer në arenën ndërkombëtare për Kosovën, e shohim si arma jonë e rëndësishme. E përgëzoj për zhvillimin e hovshëm që ka bërë Shqipëria dhe i gjithë populli shqiptarë në këto vitet e fundit.

Ndërkaq, kryeministri shqiptar Edi Rama e falënderoi kryetarin Rama për mikpritje dhe nderimin me “Çelësin e Qytetit”.

“Ju faleminderit juve qe me pasionin qe keni, faleminderit për çelësin tani është e sigurt qe tani mund te vij për leje”, tha Rama.


Kryeministri Rama tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vazhdon të jetë një shembull i kryetarit energjik.

“Më vjen mirë që pasi jem takuar në Ulqin verën e shkuar shoh qe kryetari është po aq energjik e akoma se ka lodhur qëndrimi në zyrë, si e dini ka pasur kryeqytet qe në bashkësi janë futur në zyre dhe kanë fjetur 4 vjet, i uroj çdo sukses që dëshiron për Prishtinën dhe qytetarët e Prishtinës”, tha kryeministri Rama.

Tutje, kryeministri i Shqipërisë i pyetur se a do të ketë mbledhje mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri, siç bëheshin më parë, Rama tha se nuk do të ketë.