EKSPOZITË NË ISH SHTËPINË E MALLRAVE “GËRMIA”

- 11 Jun 2024

Gazetarët, kameramanët, fotoreporterët vendorë e ndërkombëtarë në Kosovë shërbyen si dritarja e botës për të zbuluar dhe raportuar të vërtetën gjatë kohës së luftës dhe para saj. Ekspozita "Reporting House" shënon kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, duke prezantuar punën e tyre të guximshme, fotografitë e tyre të rralla dhe artefaktet e rëndësishme të kohës.

Prezantohen rreth 150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 nga BBC, Das Erste (TV publik gjerman), Nippon TV (NHK, TV publik japonez), RTE (TV publik irlandez), EO 2 Vandaag (TV publik holandez), Tele 5 (TV spanjoll) dhe Frontline Television News.

E prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery me perkrahjen e Kryeqytetit, kjo ekspozite do te qendroje e hapur deri ne mesin e shtatorit.

Fotografite jane realizuar nga Labinot Krasniqi.