- 21 Jun 2024
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kryeqytet është emëruar "Gani Demolli", në nder të mjekut dhe humanistit të shquar, i cili punoi në Shërbimin Shëndetësor në kuadër të Shoqatës Humanitare "Nëna Terezë" gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Në ceremoninë e mbajtur për këtë rast të veçantë, kryetari deklaroi: "Dr. Gani Demolli, emri i tij dhe vepra profesionale, humane e morale do të përjetësohen tash e tutje në këtë institucion që çdo ditë jep ndihmë mjekësore e shërbime, që përveçse profesionale janë mbi të gjitha njerëzore.Në emër të qytetarëve të kryeqytetit, shprehim mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Dr. Gani Demollin dhe gjithë kontribuesit e shoqatës "Nëna Tereza".
QKMF "Gani Demolli" do të vazhdojë të mbajë gjallë frymën e humanizmit dhe përkushtimit të tij në shërbimin ndaj popullit.