- 25 Jun 2024
Në Prishtinë sot filloi "Kampionati Evropian për Shtete të Vogla" në basketboll.
"Ekipi ynë kombëtar i vajzave dhuroi shumë emocione gjatë ndeshjes, pavarësisht humbjes me rezultat 72-65 kundër Maltës. Ekipi përbëhet nga lojtare të reja në moshë, të cilat treguan perspektivë të madhe për të ardhmen" - deklaroi drejtori i sportit Bardh Krasniqi, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar nisjen e kampionatit.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet nesër kundër Qipros, dhe pritet një performancë më e mirë me synim fitore.
Të gjithë qytetarët ftohen të marrin pjesë dhe të japin mbështetjen e tyre në Pallatin e Rinisë në orën 20:30, për të inkurajuar ekipin kombëtar të vajzave.