- 25 Jun 2024
Të premten, më 28 qershor 2024, duke filluar nga ora 20:00, në sheshin "Zahir Pajaziti", do të mbahet një koncert i veçantë i muzikës klasike.
Do të performojnë violinisti i mirënjohur, Visar Kuçi në bashkëpunim me "The Vivaldi Chamber Orchestra". Ky event unik është një mundësi për të gjithë qytetarët të përjetojnë emocione të paharrueshme.
Drejtoria e Kulturës, e drejtuar nga Sibel Halimi, fton të gjithë të marrin pjesë në këtë mbrëmje të veçantë, që premton të sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme në zemrën e kryeqytetit.