- 26 Jun 2024
Ju njoftojmë se dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës, faza e parë për vitin 2024, do të fillojë më datën 29.06.2024, nga ora 19:30.
Hedhja e larvicideve do të kryhet më datat 27.06.2024 dhe 28.06.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.
Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t'ju njoftojmë.