Kryetari i Kryeqytetit takon këngëtaren Adelina Thaqi -Meta bashkë me artistët Edon Ramadani e Ilir Tolaj, para koncertit, "Nji za dashnije"

- 26 Jun 2024

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, të mërkurën nisi mëngjesin me një takim frymëzues me artistët Adelina Thaqi – Meta, Edon Ramadani dhe Ilir Tolaj. Gjatë takimit, kryetari uroi artistët për suksesin e koncertit të tyre të quajtur “Nji za dashnije, për ty Prishtinë”, koncerti vjen në nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

Adelinës, Edonit, dhe Ilirit iu urova shumë suksese për koncertin e mbrëmjes nesër, ‘Nji za dashnije’, dhe i falënderova përzemërsisht për veprimtarinë e tyre artistike ndër vite, dhe emocionet e mrekullueshme që vazhdojnë me i dhuru publikut”, ka deklaruar kryetari Rama.

Për këtë mbrëmje muzikore që do të organizohet tw enjten, janë paralajmëruar mysafirw të shumtë muzikor. Por ajo që është bërë e ditur është prania e mysafirit special i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears apo Gjon Muharremaj, shqiptari i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision në vitin 2021 me këngën “Tout l’Univers”.