Mirëmbahen dhe pastrohen fontanat dhe përmendoret në kryeqytet

- 01 Jun 2015

Në kuadër të projektit për mirëmbajtjen e përmendoreve, krojeve dhe fontanave në kryeqytet është bërë pastrimi i shtatoreve në pjesë të ndryshme të Komunës së Prishtinës. Paralelisht është bërë edhe pastrimi i fontanave dhe ambientet që ndodhen përreth tyre.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në vazhdimësi do të përkujdeset për këto hapësira dhe monumente. Njëkohësisht iu bëjmë thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm ndaj hapësirave përreth shtatoreve dhe fontanave, duke marrë parasysh se ato pos që personifikojnë komunën tonë, njëkohësisht janë edhe pikë reference për turistët e shumë që e vizitojnë Prishtinën.