- 09 Jul 2024
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me nënkryetaren, Jehona Lushaku, vendosën sot gurthemelin për ndërtimin e shkollës mbi 6500 metra katrorë në lagjen “Kalabria” në Kryeqytet.
“Kjo shkollë e re do të ketë klasë mësimore, laboratore të shumta, sallë të edukatës fizike e pajisje digjitale që do të bëjnë fëmijët tanë të arsimohen ashtu siç e meritojnë. Me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t'i bartur fëmijet e tyre do të marrin fund. Kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në Kryeqytet” – ka deklaruar kryetari Rama.
Ndërsa nënkryetarja e Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu tha se ndërtimi i kësaj shkolle do të lirojë ato të qendrës nga numri i madh i nxënësve.