Faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet

- 06 Aug 2024

Ju njoftojmë se hedhja e larvicideve, faza e katërt (4) do të realizohet më datat 08.08.2024 dhe 09.08.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.
 
Ndërsa, dezinsektimi hapësinor në Kryeqytet, faza e katërt (4) për vitin 2024, do të fillojë më datën 09.08.2024-14.08.2024, nga ora 20:00.
 
Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshm. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t'ju njoftojmë.