Faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet

- 19 Aug 2024

Ju njoftojmë se hedhja e larvicideve, faza e pestë (5) do të realizohet më datat 22.08.2024 dhe 23.08.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.

Ndërsa, dezinsektimi hapësinor në Kryeqytet, faza e pestë (5) për vitin 2024, do të fillojë më datën 23.08.2024, nga ora 20:00.

Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshm. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t'ju njoftojmë.