Faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet

- 09 Sep 2024

Ju njoftojmë se dezinsektimi hapësinor, faza e gjashtë (6) për vitin 2024, hedhja e larvicideve do të realizohet më datat 10.09.2024 dhe 11.09.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.

Ndërsa, dezinsektimi hapësinor në Kryeqytet, faza e gjashtë (6) për vitin 2024, do të fillojë më datën 11.09.2024, nga ora 20:00.

Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshm. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t'ju njoftojmë.