- 16 Oct 2024
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka blerë mjete të reja pune për zjarrfikësit, duke forcuar kapacitetet e tyre në përballjen me situata emergjente. Këto pajisje të reja pritet të rrisin efikasitetin dhe sigurinë në mbrojtjen e jetëve dhe pronave të qytetarëve.
"Zjarrfikësit, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha, do të kenë mbështetje maksimale nga komuna, duke siguruar kushte më të mira pune dhe mjete moderne për të kryer detyrat e tyre" - ka deklaruar drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.
Kryeqyteti falënderon zjarrfikëasit për përkushtimin e tyre dhe punën e palodhshme në mbrojtjen e qytetarëva nga situata të ndryshme emergjente.