- 22 Oct 2024
Bëhet më i përshtatshëm për këmbësorë, çiklistë e vetura
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me Drejtoreshën e Kulturës, Sibel Halimi, kanë inspektuar punimet në tunelin e Kurrizit, një projekt kyç i rigjenerimit urban të kryeqytetit.
Ky projekt synon të përmirësojë qarkullimin dhe infrastrukturën, duke përfshirë riorganizimin e trafikut dhe hyrjeve e daljeve, si në ditët e zakonshme me qarkullim të automjeteve, ashtu edhe në ditët kur mbahen aktivitete. Projekti gjithashtu do të rrisë sigurinë për këmbësorët, biçiklistët dhe vozitësit, dhe do të përmirësojë infrastrukturën e përgjithshme, duke përfshirë ndriçimin, largimin e ujërave atmosferik dhe kontrollin e gazrave të emetuara nga automjetet dhe bizneset ekzistuese.
Tuneli do të shndërrohet në një qendër dinamike për aktivitete kulturore dhe komerciale, ku do të organizohen koncerte, ekspozita dhe festivale. Gjithashtu, tregjet e fermerëve dhe panairet lokale do ta kthejnë këtë zonë në një pikë të rëndësishme takimi për qytetarët.
Ky projekt jo vetëm që sjell një frymë të re kulturore, por edhe përmirëson jetën e përditshme të qytetarëve të Prishtinës.