Njoftim

- 01 Jun 2015

Nesër, e martë 2 qershor, në ora 18:00, Komuna e Prishtinës organizon diskutim të përgjithshëm publik.

Të pranishëm në këtë diskutim do të jenë kryetari Shpend Ahmeti, nënkryetari Dardan Sejdiu, kryetari i Kuvendit Komunal, Halim Halimi si dhe të gjithë drejtorët e drejtorive përkatëse në Komunën e Prishtinës.

Diskutimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal që ndodhet në objektin e Komunës së Prishtinës.

Ftojmë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë diskutim publik.