- 30 Oct 2024
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po punojnë intensivisht në përmirësimin e sigurisë rrugore përmes digjitalizimit të gjobave të trafikut.
Kjo marrëveshje synon të modernizojë menaxhimin e trafikut dhe të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë në rrugë përmes përdorimit të pajisjeve të avancuara.
Pikat kyçe të kësaj nisme përfshijnë monitorimin e automjeteve në kohë reale, digjitalizimin e të dhënave dhe njoftimin e shpejtë të kundërvajtësve përmes adresave elektronike si telefoni dhe platforma e-Kosova. Gjithashtu, gjobat do të dërgohen në adresën e pronarëve të automjeteve përmes Postës së Kosovës, duke siguruar që ata të njoftohen në mënyrë efektive.
"Ky bashkëpunim na ndihmon të vendosim standarde të reja për sigurinë në trafik, duke përdorur teknologjinë për të ofruar një menaxhim më të mirë dhe më të sigurt të trafikut në Prishtinë," deklaroi kryetari Rama.