Ftesë publike për aplikim për anëtar/e të komisionit vlerësues nga shoqëria civile për ndarjen e bursave për shpresat e sportit të Komunës së Prishtinës

- 05 Nov 2024

Bazuar në Konkursin për ndarjen e bursave për shpresat e sportit të Komunës se Prishtinës me nr. 16-670/01-144602/24 dt. 04.11.2024 Drejtoria për Sport bën ftesë publike për aplikim për anëtar/e të komisionit vlerësues nga shoqëria civile.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal, dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile dhe fushat e sportit,

Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite.

Përfaqësuesi/ja që përzgjidhet do të jetë anëtar/e i/e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e aplikantëve.

Afati për aplikim është nga data 06.11.2024 deri më datën 15.11.2022.

Ju lutem dërgoni brenda kësaj periudhe të aplikimit CV tuaj në postën elektronike zyrtare: sportrini.pr@rks-gov.net

 

F T E S Ë