- 12 Nov 2024
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është që të bëhet subvencionimi i familjeve në vlerë prej 70 Euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private. Kjo do të lehtësojë barrën financiare të familjeve të Prishtinës për të përfshirë fëmijët e tyre në institucione parashkollore si dhe do të rrisë numrin e fëmijëve të përfshirë në institucione parashkollore, si objektivë e rëndësishme e Drejtorisë së Arsimit.
Subvencionimi për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private vlen vetëm për IP-të e licencuara nga MASHTI, sipas shtojcës 1 më poshtë, të dërguar nga MASHTI.
Thirrja publike është e hapur nga data 12 Nëntor deri me 26 Nëntor 2024. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në Qendrën për Shërbim për Qytetarë në objektin e vjetër të Komunës dhe të adresohen për Drejtorinë e Arsimit.
KRITERET E SUBENCIONIMIT TË REGJISTRIMIT TË FËMIJËVE NË INSTITUCIONET PARASHKOLLORE PRIVATE
Kjo thirrje për subvencionim vlenë vetëm për familjet të cilat të hyrat i kanë nën 500 Euro dhe këtë e dëshmojnë me dokumentet e kërkuara më poshtë;
Fëmijët e prindërve që janë të regjistruar dhe që regjistrohen në institucionet parashkollore private të Komunës së Prishtinës mund të aplikojnë në këtë thirrje publike;
Në institucionet parashkollore private mund të regjistrohen fëmijët prej moshës 09 muaj deri në 6 vjeç dhe subvencionimi bëhet për këtë periudhë kohore;
Llogaritja e moshës së fëmijëve për subvencionim nuk bëhet duke marrë parasysh datën e regjistrimit, por datën e fillimit të shërbimit, përkatësisht duke marrë parasysh datën 1 Tetor;
Nëse komisioni i pranimit të fëmijëve gjatë shqyrtimit të aplikacioneve për subvencionim konstaton se ka dy e më shumë fëmijë me pikë të barabarta, atëherë komisoni vendos për fëmijët e prindërve të cilët kanë pagë më të ultë;
Shuma e dedikuar për të zbatuar subvencionimin është 100,000.000 (njëqind mijë) Euro dhe do të mbulojë subvencionimin e 120 fëmijëve për këtë thirrje;
Subvencionimi i fëmijëve në IP bëhet në bazë të numrit më të madh të pikëve totale që merr një kandidat bazuar në kriteret e specifikuara në tabelën e mëposhtme:
Nr. |
Kategoria |
|
1 |
Fëmijët bonjakë pa të dy prindërit |
100 |
2 |
Fëmijët bonjakë pa njërin prind nëse prindi kujdestar është i punësuar |
90 |
3 |
Fëmijët bonjakë pa njërin prind nëse prindi kujdestar është i papunësuar |
80 |
4 |
Fëmijët me nevoja të veçanta |
80 |
5 |
Fëmijët e prindërve të divorcuar nëse prindi kujdestar është i punësuar |
60 |
6 |
Fëmijët e prindërve të divorcuar nëse prindi kujdestar është i papunësuar |
30 |
7 |
Fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së |
50 |
8 |
Fëmijët e veteranëve të luftës së UÇK-së |
50 |
Të gjitha statuset e të gjitha kategorive të përfshira në tabelën e mësipërme duhet të dëshmohen me dokumente valide të lëshuara nga institucionet relevante;
Prindërit që kualifikohen për të marrë subvencionimin detyrohen që çdo gjashtë (6) muaj të sjellin në Drejtorinë e Arsimit kuponin fiskal për secilin muaj ose paragonin (në rast se kopshti nuk është i paisur me arkë fiskale) dhe faturën e rregullt për pagesë mujore të IP-së private. Në të kundërtën, Komuna nuk do të mund të bëjë subvencionimin për muajin pasues;
Pagesat nga Komuna për prindërit do të bëhen çdo 6 muaj.
Dokumentet e kërkuara për subvencionim janë, si vijon:
- Formulari i aplikimit për subvencionim (merret në Sportelin nr. 5 ose mund ta shkarkoni në webfaqe në linkun Formulari i aplikimit);
- Dokumenti personal i prindit (letërnjoftim ose pasaportë);
- Ekstraktin e lindjes së fëmijës;
- Ekstrakti/Certifikata e bashkësisë familjare;
- Vërtetimin e regjistrimit të fëmijës nga institucioni parashkollor privat (nëse është i regjistruar);
- Vërtetim vendbanimi nga Bashkësia Lokale;
- Faturën e shërbimeve komunale, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
- Xhirollogaria bankare (konfirmim i lëshuar nga banka përkatëse) për njërin prind;
- Vërtetimi për marrëdhënien e punës për të dy prindërit (nëse prindërit janë në marrëdhënie pune);
- Pasqyra e Trustit për gjashtë (6) mujorin e fundit për të dy prindërit;
- Në rast se prindërit nuk punojnë përpos pasqyrës së trustit duhet të bashkangjitet vërtetimi nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
- Dëshmi nga ARBK që nuk kanë të regjistruar biznes;
- Të gjitha kategoritë e caktuara në tabelën më lartë të kësaj thirrjeje publike duhet t’i bashkëngjitin aplikacionit dëshmitë/dokumentet relevante që përcaktojnë statusin përkatës;
Afati dhe mënyra e aplikimit
- Thirrja publike mbetet i hapur nga data e publikimit më 12.11.2024 deri më datën 26.11.2024;
- Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në sportelin nr. 5, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës;
- Të gjitha dokumentet e kërkuara për subvencionim të jenë të kompletuara dhe në harmoni me kategorinë përkatëse të tabelës më lartë të kësaj thirrjeje publike;
- Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në linkun në vijim: Formulari i aplikimit
- Të bashkëngjitur në shtojcën 1 të kësaj thirrjeje gjeni listën e IEAPP të licensuara nga MASHT-i për Komunën e Prishtinës;
- Të gjitha dokumentacionet e pakompletuara dhe jashtë afatit zyrtar të përcaktuar në këtë thirrje publike nuk do të shqyrtohen.