- 25 Nov 2024
Si nikoqir të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, jemi të lumtur që po finalizojmë procedurat për nisjen e këtij organizimi historik për Kryeqytetin dhe Kosovën.
Në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, u finalizu draft ligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Dokumenti pritet të votohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë dhe të procedohet për miratim në Kuvend.
Një falënderim i veçantë për ICMG-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partnerët tanë që po e bëjnë këtë projekt të madh të realizohet me sukses!