Kryetari Përparim Rama: I lumtur që kryeqyteti ka përkrahur shfaqjen “Pas luftës, kush jemi ne?”

- 05 Dec 2024

Kryetari i Komunës, Përparim Rama, shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e madhe që kryeqyteti i ka dhënë shfaqjes teatrale "Pas luftës, kush jemi ne?", një vepër që ka sjellë tragjedinë dhe shpresën në një përzierje unike të kërcimit, aktrimit dhe muzikës.

Me regji dhe koreografi nga Robert Nuha, kjo shfaqje dramatike ka përkujtuar me dinjitet 1432 jetë të humbura – viktimat e luftës që ende mbeten pjesë e historisë dhe identitetit të vendit tonë.

"1432 emra, 1432 jetë. Një homazh për viktimat e luftës, një thirrje për të mos harruar," tha Rama, duke theksuar rëndësinë e kujtimit dhe nderimit të atyre që kanë sakrifikuar për lirinë.

Kryetari i Komunës shtoi gjithashtu se qyteti do të vazhdojë të mbështesë çdo formë arti që nderon historinë dhe frymëzon brezat e ardhshëm.