- 05 Dec 2024
Kryetari i Komunës, Përparim Rama, theksoi rëndësinë e përkujtimit të heroizmit të heshtur dhe forcës që kanë treguar gratë shqiptare, jo vetëm gjatë periudhës së luftës, por edhe në përballimin e plagëve të dhimbshme dhe të thella që ajo ka lënë pas. Ai vuri në dukje se gratë kanë dëshmuar se asnjë krim nuk mund ta shkatërrojë shpirtin e tyre të patundur. Ata janë të afta të mbijetojnë dhe të gjejnë forcën për të rindërtuar jetën dhe ruajtur shpresën, pavarësisht gjithçkaje që kanë përjetuar.
Kryetari Rama theksoi se kjo ka qenë një periudhë e errët, por të gjithë përulen me nderim para vuajtjeve dhe forcës së grave. Ai përkujtoi atë periudhë dhe secilën prej tyre përmes Muzeut të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë – "Çast".
Për të, gratë shqiptare mbeten shembuj të jashtëzakonshëm të forcës dhe dashurisë për jetën. Ai theksoi se asnjëherë nuk duhet të harrohet mbështetje, qëndrim dhe mirënjohja e pafundme që ata kanë nga të gjithë ne.
Kryetari Rama shprehu gjithashtu mirënjohje të veçantë për Atifete Jahjagën për iniciativën e saj të çmuar, e cila mbështet dhe nderon gratë dhe historinë e tyre.